9 shtator, 2017 – Kombëtarja e  Kosovës U-19 e femrave, sot, ka udhëtuar për në Duisburg të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin evropian, e ku është në grup me Gjermaninë, Malin e Zi dhe Islandën. Para shkuarjes në Gjermani, Kombëtarja ka pasur disa grumbullime dhe ndeshje kontrolluese dhe është bërë përzgjedhja e futbollisteve nga ana e përzgjedhësit Kushtrim Munishi, i cili para nisjes në aeroportin “Adem Jashari” u shpreh: “ Gjatë korrikut dhe gushtit kemi pasur disa grumbullime ku kemi testuar shumë futbolliste të kësaj grup-moshe dhe bashkë me shtabin teknik jemi përpjekur ta bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Jemi Kombëtare e re, veç sa kemi nisur hapat e parë dhe jemi në një grup të fortë, por do të angazhohemi maksimalisht për një paraqitje dinjitoze në këto ndeshje. Atmosfera është e mirë dhe vullneti i futbollisteve është në nivel, prandaj kjo na jep shpresë për një paraqitje të mirë. Si do që të jenë rezultatet ne do të vazhdojmë të punojmë fortë me këtë grup sikur edhe me të tjerat që mund të na bashkohen në këtë rrugëtim të Kombëtares”.
 
Lista e ekspeditës
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 F

  1. Florentina Kolgeci (Mitrovica)
  2. Erda Podvorica (Bazelli 2015) Kaçanik
  3. Mejreme Bunjaku (Kosova P)
  4. Kaltrina Biqkaj (Intelektualet) Gjilan
  5. Diellza Hyseni (Bazelli 2015) Kaçanik
  6. Valentina Ternava (Kosova P)
  7. Gjenifer Pjetri (Dukagjini) Klinë
  8. Elda Reqica (Vizioni) Ferizaj
  9. Bleona Zhabari (Mitrovica)
  10. Afërdita Mushica (Waker Munchen) Gjermani
  11. Albina Ademi (Liria) Prizren
  12. Verona Berisha (Kosova P)
  13. Laurita Ahmeti (Intelektualet) Gjilan
  14. Edona Lika (Vizioni) Ferizaj
  15. Jehon Shala (Liria) Prizren
  16. Leonora Ejupi (Warendorf) Gjermani
  17. Marigona Tahiri (Mitrovica)
  18. Rita Olluri (Ulpiana) Lipjan
  19. Rina Arifi (Hoger Op Wolvertem) Belgjikë
  20. Aurora Behluli (FC Zurich) Zvicër

Përzgjedhësi: Kushtrim Munishi, Trajneri Megzon Visoka, trajneri i portierëve Labinot Qosa. Mjeku: Milazim Gjoci, fizioterapeuti Mentor Sfishta, menaxheri i ekipit, Rinor Havolli, përgjegjësi për pajisje sportive, Sahit Salihi.
Trajneri i Kombëtares A  të femrave Veton  Çitaku.
Vjollca Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit të futbollit të femrave.
Iljaz Mjaku, anëtar i KE
Fazli Berisha, zëdhënës