21 shkurt, 2019 – Kombëtarja U19, e përbërë vetëm me futbollistë nga klubet vendore, ka shënuar fitore në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi” në duel me Maltën, me rezultat 3:0. Dy gola për kombëtaren tonë i shënoi Albin Prapashtica, derisa me një gol kontribuoi Albin Krasniqi, që shënoi nga penalltia. Ndërkohë, Auron Loxha arriti ta mbrojë një penallti të maltezëve gjatë ndeshjes. Kësisoj, Kosova e mbylli paraqitjen në këtë turne me dy fitore dhe me një humbje nga penalltia.