10 shtator, 2017 – Kombëtarja U-19 femrat sot paradite mbajti seancën e parë stërvitore, sikur që edhe pasdite seancën e dytë, ku përzgjedhësi Kushtrim Munishi bashkë me shtabin teknik u përqendruan në lojën tekniko-taktike në mbrojtje dhe sulm. Atmosfera në ekipin kombëtar është e mirë dhe vashat po punojnë me zell të madh. Ndërkaq, gjendja shëndetësore e vajzave sipas fjalëve të mjekut të ekipit dr.Milazim Gjocaj është e mirë. Nesër Kombëtarja do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës kundër Gjermanisë. Ndërsa, disa nga futbollistet dhe trajneri Megzon Viksoka deklaruan:
Megzon Visoka , trajner
Sot kemi pasur në stërvitje me theks kryesisht taktik duke ushtruar shumë situata në lojë. E dimë që kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë, por ne do të përgatisim strategjinë tonë në mënyrë që me sukses të i kundërvihemi Kombëtares gjermane.
 
 
Kaltrina Biçkaj, futbolliste
E dimë që do të jetë e vështirë sepse kjo është hera e parë që po marrim pjesë në ndeshjet ë para kualifikuese për Kampionatin evropian, Por ne kemi punuar maksimalisht dhe mjaft mirë këta muajt e fundit dhe besoj se do të kemi një paraqitje të mirë e me rezultat pozitiv.
 
 
Aurora Behluli, futbolliste
Në stërvitjen e sotme punuam disa situata tekniko-taktike, në ruajtjen e topit si dhe të shënojmë gola. Shpresoj që do të angazhohemi edhe më shumë për të arritur rezultate të mira në këto ndeshje. Kemi një atmosferë të mirlë pune.