20 mars, 2019 – Kombëtarja U21 e ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore pas arritjes në Antalya, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Turkmenistanit, më 24 mars dhe kundër Maltës, më 26 mars në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian. Në seancën e parë grupi i futbollistëve nuk ka qenë i kompletuar pasi munguan lojtarët që luajnë në klubet evropiane, e të cilët do t’i bashkohen pjesës tjetër të futbollistëve gjatë mbrëmjes dhe më pas në seancën e nesërme përzgjedhësi Rafet Prekazi do ta ketë grupin e lojtarëve të kompletuar. Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm 11 futbollistë: Florian Smakiqi, Flamur Gashi, Leard Sadriu, Leonat Vitija, Fatlum Lleshi, Donat Hasanaj, Valmir Veliur, Jetmir Topalli, Alfred Ajdareviq, Roni Gashi dhe Leotrim Kryeziu.