24 mars, 2018 – Kombëtarja U21 seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Gjermanisë do ta mbajë sot në orën 15:30 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. Kjo stërvitje ishte paraparë të mbahej në fushën “Top Football” në Mazgit, por përgjegjësit e fushës nuk e kanë bërë pastrimin e borës dhe për këtë arsye stërvitja është zhvendosur në fushën e 2 Korrikut.