9 qershor, 2017 – Ekspedita e Kombëtares U21 është nisur sot në mëngjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në drejtim të Norvegjisë, ku të hënën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019. Ekspeditën e udhëheqin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Luan Vokshi, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi në dispozicion për këtë ndeshje do të ketë 20 futbollistë.