2 shtator, 2017 – Ekspedita e Kombëtares së Kosovës U21, e kryesuar nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi, sot paradite ka udhëtuar për në Dyseldorf nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku më pas do të akomodohet në qytetin gjerman, Osnabruck, aty ku të martën do ta zhvillojë ndeshjen kundër Gjermanisë. Atmosfera në kampin e Kombëtares U21 është e shkëlqyeshme pas fitores historike të realizuar mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, në duel me Norvegjinë, me rezultat 3:2.