6 tetor, 2019 – Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tartu, ku, të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021 në kuadër të Grupit A kundër Estonisë. Dardanet kanë një fitore dhe një humbje, derisa estonet deri tash kanë luajtur tri ndeshje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë. Në stërvitjen e sotme atmosfera tek futbollistet dhe stafi i kombëtares ishte shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm këtë ndeshje, me shpresë për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime. Dardanet do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit, derisa të martën në orën 18:15 do të vihen përballë estoneve.