Komiteti Ekzekutiv qysh prej vendimit të datës 02 mars 2022 me caktimin e datës së kuvendit të Rregullt Zgjedhor, e sidomos në ditët e fundit, ka pranuar shumë informata dhe ankesa nga delegatët dhe anëtarët e FFK-së se po ju bëhet presion nga persona dhe struktura jashtë sportit e futbollit, në mënyrë që të pengojnë mbarëvajtjen e rregullt të kuvendit të thirrur për datën 06 prill 2022.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpreh mbështetje për të gjithë anëtarët dhe delegatët e FFK-së dhe ju kërkon që këto presione, shantazhe dhe forma të ndryshme të ndikimit, t’i raportojnë në organet përkatëse në FFK-së dhe organet shtetërore të Republikës së Kosovës, si Policia dhe Prokuroria.

Komiteti si organ ekzekutiv i FFK-së do të mbrojë dinjitetin e delegatëve dhe anëtarëve të FFK-së, njëherit i siguron të gjithë anëtarët e saj dhe delegatët se do t’i adresojë të gjitha shqetësimet dhe presionet e bëra ndaj tyre tek organet përkatëse, dhe tashmë i kemi informuar organet kompetente të Kosovës, UEFA-s dhe FIFA-s. Komiteti Ekzekutiv i siguron të gjithë se do të kemi një proces të rregullt e fer deri në përfundim të kuvendit të radhës të datës 06 prill 2022.

Komiteti Ekzekutiv
Federata e Futbollit të Kosovës