ffk-llogofin
Lidhur me bujën e madhe që është bërë vetëm për një ndeshje të Digitalb KUP-ës së Kosovës në futboll nga ana e një gazete (Zëri) dhe satelitët e tyre të paguar për “propagandë” shihet qartë se sa larg ka shkuar gazetaria sportive në destruktivitetin e saj.
Pjesa dërmuese e gazetarëve sportivë, të cilët janë shumë real në informimin e publikut kosovar, e kanë kuptuar se nga cila “kuzhinë” del kjo propagandë dhe për interesat e kujt shërbejnë këta “mjerana” të gazetarisë sportive.
Gazeta “Zëri” i pranon vetëm ata gazetarë të cilët vazhdimisht “shkruajnë” kundër FFK-së, ndërsa i largon menjëherë ata të cilët lodhen nga kjo.
Është për t’u çuditur se sa të “tejdukshëm” janë dy – tre gazetarë të cilët propagojnë nëpër rrjete sociale, si p.sh i ashtuquajturi gazetar sportiv Artan Muhaxhiri, i cili takimin e zyrtarëve të FFK-së e quan takim nëpër korridore.
Me gjithë respektin që kemi ndaj RTK-së, por paraqitjet e këtij personi, i cili sportin e njeh vetëm nga interneti, në vazhdimësi janë në frymë denigruese për sportin e Kosovës, janë të papranueshme për ne, e që ai si duket nuk e ka të qartë se me paraqitjet e tilla dëmton dhe imazhin e RTK-së. Ndaj drejtuesit e RTK-së duhet t’ia tërheqin këtij personi vërejtjen sepse ai po vazhdon me avazin e tij përkundër vërejtjeve zyrtare edhe nga tri Federatat më të mëdha nga FFK, FHK dhe FBK-së për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Janë plotësisht të arsyeshme kritikat për infrastrukturën e dobët por kjo është gjendja reale dhe të gjithë duhet të punojmë për ta përmirësuar këtë.
Pranimin e FFK-së nuk mund ta ndal as Serbia, as “Zëri” e as matrapazët dhe të paguarit e saj.