Federata e Futbollit e Kosovës dhe Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, kërkojnë mirëkuptim nga të gjithë qyetetarët që ishin të interesuar për të bërë homazhe pranë arkivolit të presidentit, pasi karvani ishte tejet i madh, por për shkak të agjendës nuk ka qenë e mundur të lëvizet nga termini i paraparë prej 2 orësh për homazhe.
Po ashtu ju njoftojmë se prej orës 14:00 do të mbahet mbledhja komemorative, derisa prej orës 17:00, trupi i pajetë i presidentit Vokrri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit në Prishtinë.