10 nëntor, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës hedh poshtë spekulimet e disa portaleve se Bersant Celina e ka braktisur Kombëtaren U21. Me këtë rast njoftohet opinioni se marrëveshja me Bersant Celinën dhe klubin e tij Ipswich Town ka qenë që ai ta luajë vetëm një ndeshje me Kombëtaren U21 dhe më pas të rikthehet në Angli, kjo për shkakun se klubi i ka synimet e veta për kreun e renditjes në Championship.