15 maj, 2018 – Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 20.00.