Futbolli i Kosovës më në fund e ka thyer izolimin shumëvjeçar. E mërkura e 5 marsit do të mbetet datë historike për futbollin kosovar, pasi Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, institucion në të cilin synon dhe shpreson që të anëtarësohet së shpejti, në mënyrë që ta fitojë të drejtën e saj për të garuar edhe në kualifikimet për Kampionatet evropiane dhe botërore. Kosova barazoi 0:0 në sfidën e saj të parë zyrtare kundër Haitit, në një ndeshje e cila ishte festë futbolli në tribuna dhe përplot emocion te futbollistët tanë. Mbi 17 mijë tifozë e përkrahën fuqishëm Përfaqësuesen e Kosovës dhe u kënaqën me atë çfarë panë në fushën e lojës, megjithëse reshjet e vazhdueshme të shiut bënë që skuadrat të mos arrijnë të shfaqin kapacitetet e tyre të plota. Gjithsesi, Kosova sot e dha provimin dhe dëshmoi se e meriton dhe duhet të jetë pjesë e futbollit evropian dhe botëror.kosova-haiti-001 kosova-haiti-002 kosova-haiti-003 kosova-haiti-004 kosova-haiti-005 kosova-haiti-006 kosova-haiti-007 kosova-haiti-008 kosova-haiti-009 kosova-haiti-011 kosova-haiti-012 kosova-haiti-014