Sot më 2 qershor Përfaqësuesja e Kosovës, pasdite mbajti seancën e dytë stërvitore, ku përzgjedhësi Albert Bunjaki me shtabin teknik të tij, u përqëndruan në punën në grupe, sidomos të reapartit defanziv si dhe ndërthurja e aksioneve mes reparteve deri të finalizimi. Pastaj u punua në bashkëpunimin ndërmjet futbollistëve me moton të punohet një për të gjithë dhe të gjithë për një.
Stërvitjet i ndoqën veç krerëve të FFK-së edhe një numër i madh i adhuruesve kryesisht bashkëatdhetarë tanë, si dhe konsuli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Ajvaz Berisha me bashkëpunëtorë. Stërvitjen e sotme e ndoqën edhe shumë gazetarë të shumë mediumeve nga Kosova, të cilët kanë ardhur këtu për ta ndjekur ndeshjen e nesërme Kosova-Ishujt Faroe.
Duhet theksuar se kontributin e jashtëzakonshëm për zhvillimine kësaj ndeshje dhe ndeshjet që do t’i zhvillojë përfaqësuesja U-19 më 15-19 qershor, e ka dhënë Federata e Futbollit e Gjermanisë dhe vëllëzerit Nexhat e Zija Shoshi bashkë me Fehmi Konxhelin që është edhe përfaqësueses i FFK-së për Gjermani, të cilët tash e sa vite po e ndihmojnë futbollin e Kosovës në të gjitha format e mundshme e të nevojshme. Mbase pa ndihmën e tyre një gjë e tillë ka qenë vështirë e realizueshme.
Po ashtu, sot në orët e mbrëmjes kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri po zhvillon një takim me krerët e Federatës gjermane të futbollit, me të cilët po bisedon për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe në reailizimin e shumë projekteve madhore për kohën që po vjen pas pranimit në UEFA dhe FIFA.