Foto -1Sot më 20 tetor në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, u mbajt konferencë me gazetarë në prag të ndeshjes ndërmjet fituesit të kupës së Kosovës KF”Feronikeli” nga Drenasi dhe fituesit të kupës së Kosovës për Gjermani KF”Kosova” e Munihut. Duke i përshëndetur të pranishmit sekretari i përgjithshëm i FFK-së, z. Eroll Salihu, ka thënë se sipas traditës së FFK-së që të zhvillohet një ndeshje ndërmjet fituesit të kupës së Kosovës, me këtë rast është KF”Feronikeli” dhe fituesit i kupës për klubet shqiptare për Gjermani dhe ne besojmë se kjo traditë e mirë do të vazhdojë edhe gjatë kohë. Ndonëse ndeshja ka një karakter simbolikë unë ftoj gjithë shikuesit që të vijnë nesër në Skenderaj kur edhe zhvillohet ndeshja ta ndjekin këtë takim që fillon në orën 14.00. Në emër të FFSGGJ-së në vazhdim fjalën e mori nënkryetari i FFSHGJ(Federata e Futbollit Shqiptarë për Gjermani) z. Enver Muzliukaj, i cili falënderoi sekretarin dhe FFK-në për këtë organizim si dhe një falënderim të veçantë për klubin mikpritës KF”Feronikeli”. Ne siç dihet për vite me radhë e zhvillojmë një ndeshje revyale me fituesin e kupës për Gjermani dhe Kosovë. Ne ndjehemi të privilegjuar dhe krenar që na jepet mundësia të zhvillojmë një ndeshje të tillë aq më parë që ne garojmë në rangje qarkore të ulëta. Ndaj, për ne është një ndeshje e veçantë dhe për secilin lojtarë që vjen në Kosovë është privilegj i caktuar meqë ka mundësi të jetë pjesë e një ndeshje të tillë. Ndeshja është për të treguar një kulturë sportive dhe bashkim të shqiptarëve. Unë besoj se do të zhvillohet një ndeshje e mirë ku rezultati është në plan të dytë dhe ftojë të gjithë futbolldashësit që të vijnë në stadiumin “Bajran Aliu” në Skenderaj. Duke falënderuar Në fjalën e tij z. Miftar Dragidella menaxher i FFSHGJ, u shpreh: ” falënderoj FFK-në me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Deri vitin e kaluar kjo ndeshje ishte revyale, ndërsa nga viti i kaluar në bashkëpunim me FFK-në e kemi emërtuar Superkupa e Kosovës Kosovë-Diasporë. Këtu mungojnë përfaqësuesit e klubit sepse janë duke udhëtuar për në Kosovë. Ne si FFSHGJ kemi një falënderim të veçantë për ministrin e Diasporës dhe ministri Ibrahim Makolli, i cili nuk kanë kursyer na ka mbështetur edhe këtë vit duke shtuar përkrahjen. Gjithë qëndrimin tonë këtu në Kosovë e ka marrë përsipër ministria e Diasporës. Do të ndajë më ju një mendim timin që kisha krijuar kur e pashë ndeshjen finale të kupës së Kosovës ndërmjet Hajvalisë dhe Feronikelit dhe me vete thashë këtë vit do ta shijojmë një fitore në këto ndeshje. Mirëpo, duke parë formën e tashme në kampionat të skuadrës nga Drenasi mu dashtë them se megjithatë nuk jemi më favoritë, por si që të jetë qëllimi kësaj ndeshje më shumë se futboll është njohja e ndërsjellë e të rinjve.
Ekspedita nga FFSHGJ-ja dhe skuadra “Kosova” Munih paradite në orën 9.00 do të kenë pritje te ministri i Diasporës z. Cakolli. Në orën 11.30 do të jenë mysafirë të kryetarit të komunës ë Drenasit z. Nexhat Demaku, ndërsa anë orën 12.30 do të vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Duhet theksuar se ndeshjen do ta transmetojë drejtpërdrejt TV Diaspora dhe mund të ndiqet në kanalin 91 në platformën IPKO.