5 shtator, 2017 – Djemtë e Kombëtares A të Kosovës, me gjithë mbizotërimin që patën sidomos në pjesën e parë të ndeshjes, por edhe në pjesën e dytë, nuk patën fatin të shënojnë fitore aq shumë të pritur nga të gjithë në duel me Finlandën, që u zhvillua sonte në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër. Mbase kjo dëshirë e madhe edhe i dogji futbollistët e Kosovës. Në pjesën e parë finlandzët shënuan në minutën e 25-të përmes Lamit, por paraprakisht ai shkatoi nëdrhyrje në sulm dhe goli nuk u pranua. Futbollistët tanë vazhduan me ngulm sulmet drejt portës së Finalandës, por assesi të gjenin rrugën deri të goli. Në pjesën e dytë futbollistët tanë sërish sulmonin dhe në minutën e 54-t Valon Berisha gjuajti fortë me kokë, por me mund portieri e dëboi topin në fundore. Nuk u ndalën djalemoshat tanë por kot sepse nuk arrinin konkretizimin me gjithë disa raste të mira shënimi. Dhe kur nuk arrin të shënosh vjen ndëshkimi dhe në minutën e 83-të Pukki mposhti Ujkanin jashëzakonisht të mirë në këtë ndeshje. Deri në fund me të gjitha forcat u munduan futbollistët e Kosovës të paktën të barazojnë dhe të marrin një pikë, por takimi u përmbyllë me fitoren e myasafirëve. Duhet theksuar se përkrahja e adhurueve “Dardanët” nuk mungoi për asnjë çast gjatë gjithë ndeshjes, por edhe pas ndeshjes duke i dhënë zemër Kombëtares së Kosovës.
Kosova- Finlanda 0:1 (0:0)
Stadiumi: “Loro Boriqi” Shkodër
Shikues: 3500.
Gjyqtarë: M.Schuttengruber, R. Bardner, S.Kuehr e A.Harkam.
Shënues: Pukki (83) për Finlandën.
Kartonë të verdhë: B. Berisha, V. Berisha, Jashanica (Kosova) – Lod, Granlud, Sparv (Finlandë)
Kosova: Ujkani, Alushi, Kryeziu, Rashica (Halimi), Rrahmani, V. Berisha (Vojvoda), Paqarada (Muriqi), Nuhiu, Jashanica e B. Berisha (Zeneli).
Finlanda: Hradecky, Arajuuri, Valsanen, Lod(Touminan), Pukki, Arkivuo, Spafrv, Lam, Jensen, Hamalainen e Granlund.