Kosova e Prishtinës ka siguruar mbetjen në Ligën e Parë, pasi sot në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ka shënuar fitore kundër Rilindjes së Kosovës së Skivjanit, me rezultat 1:0, në ndeshjen e barazhit. Autor i golit të vetëm në këtë takim ishte kapiteni i Kosovës së Prishtinës, Etnik Durmishi në minutën e 37-të. Rilindja e Kosovës në minutën e 55-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari, Tefik Maloku nga loja përjashtoi Albion Fetahajn. Pas përfundimit të ndeshjes, disa shikues të pandërgjegjshëm nga skuadra mysafire patën sjellje të pahijshme.
Të dielën, më 5 qershor 2016, po ashtu në stadiumin “Agron Rama” do të zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit ndërmjet, Lepencit dhe Vitisë.