19 shkurt, 2019 – Kombëtarja U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”. Pas barazimit me Lazion në kohën e rregullt dhe më pas humbjes në serinë e penalltive, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me ekipin e Anglisë, duke fituar me rezultat 3:1. Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Maltës.