15 prill, 2023 – Kombëtarja e Kosovës në futsall ka qenë e pafat në ndeshjen për vendin e tretë në turneun ndërkombëtar “April Cup” në Poreç të Kroacisë. Dardanët kanë pësuar humbje nga Mali i Zi, pas gjuajtjeve të penalltive 8:5, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 4:4. Golat për Kosovën gjatë kohës së rregullt i shënuan Fejza Kastrati (13′, 32′) dhe Ylli Mazreku (34′, 36′), derisa për malazezët realizuan Janko Bulatoviq (3′), Arnes Loloviq (17′) dhe David Puletiq (36′-pen, 38′-pen). Në gjuajtjet e penalltive shumë më efikas u treguan malazezët, të cilët kësisoj iu gëzuan fitores dhe vendit të tretë në këtë turne.