16 mars, 2024 – Kosova po merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian në lojërat elektronike “eEuro 2024” të organizuara nga UEFA.
Kosova përfaqësohet nga lojtari profesional: Uliks Polloshka.
Kosova bën pjesë në Grupin G, ku janë edhe Belgjika, Ukraina, Ishujt Faroe, Suedia, Irlanda e Veriut, Finlanda dhe Uellsi.
Ndeshjet e Kosovës mund t’i ndiqni në kanalin e FFK-së në Youtube nga ora 12:00.