FC Kosova MynhenSot më 21 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj u zhvillua ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës KF”Feronikeli” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Gjermani FC”Kosova” Munih. Para ndeshjes drejtuesit e FFSHGJ-së dhe të kubit mysafir ndërruan dhurata për FFK-në dhe klubin mikpritës KF”Feronikeli”. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë, vëllazërore, sportive dhe frymë të korrektësisë. Ndeshja ashtu siç ka dy pjesë, pati edhe dy pjesë të ndara sa i përket mbizotërimit në fushën e gjebër. Përderisa në pjesën e parë kishte një mbizotërim të skuadrës mikpritëse të cilët edhe shënuan në minutën e 7-të përmes të riut mjaft të talentuar Pajazit Rexhepi, me të cilën epërsi skuadrat shkuan në pushim. Pjesa e dytë kaloi në shenjë të futbollistëve të skuadrës FC”Kosova”  nga Munihu, të cilët arritën të shënojnë madje tri herë.  Golin e barazimit e shënoi në minutën e 8-të futbollisti që njihet më i miri në diasporë e që u aktivizua në pjesën e dytë Ramadan Krasniqi. Ende pa kaluar mirë 10-të minuta, në të 77-tën shënoi Behar Dernogllava për epërsinë të skuadrës mysafire. Dhe kur pritej që futbollistët e Feronikelit të zgjohen dhe të barazojnë rezultatin, futbollisti Muhamet Muçolli, në minutën e 86-të u përkujdes që të vulosë rezultatin në 3:1. Deri në përfundim të ndeshjes asnjëra palë nuk patën ndonjë rast për shënim dhe ndeshja u përmbyllë me fitoren e futbollistëve të FC”Kosova”, të cilët shkruajtën historinë e këtyre ndeshjeve Kosovë-Diasporë, sepse në historinë 13 vjeçare të zhvillimit të këtyre ndeshjeve për herë të parë fitore shënon një skuadër nga diaspora. Në fund të ndeshjes anëtari i KE të FFK- së z. Xhelal Broja ua dorëzoi kupën skuadrës fituese FC”Kosova” Munih dhe asaj pjesëmarrëse  KF”Feronikeli”. Në fund FFK-ja shtroi darkë për të dyja skuadrat.
Feronikeli-Kosova(M)  1:3 (1:0)
Stadiumi “Bajaram Aliu” Skenderaj
Shikues: Disa qindra
Gjyqatarë” Selim Isufi, Alban Shala, Granit Hyseni dhe Gëzim Mehmeti. Vëzhgues: Agim Hasani.
Shënues: P. Rexhepi(7’) për Feronikelin dhe R. Krasniqi(68’), B. Dernoglava(77’) e M. Muçolli(86’) për Kosovën (M).
Feronikeli: E. Gashi, Deliu, Sahiti, Thaçi, Krasniqi, Qori, Avdyli, Rexhepi, Zariqi, Gërguri e Demaku. Luajtën edhe: H. Shala, F. Shala, Beërisha,  Eminhaziri, Livoreka e Kadriolli.
Kosova(M): Begisholli, K. Krasniqi, Acil, Ahmeti, Neçka, Muçolli, Muji, Dernogllava, Mehmeti, M. Muji, Mamaj. Luajtën edhe Rexhepi, R. Krasniqi, Ukaj dhe Avdullahu.
Anetari i KE te FFK-s Xhelal Broja i dorezon kupen ekipit te FC Kosoova
 
Çast-2 (2)
 
KF Feronikeli
Foto e perbashket
Anetari i KE te FFK-s Xhelal Broja i dorezon kupen ekipit te Feronikelit