12 janar, 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozitë në renditjen e FIFA-s për muajin janar. Kësisoj, tashmë Kosova renditet në pozitën e 166-të, me 135 pikë, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga muaji nëntor. Pozitën e muajit të kaluar të Kosovës e ka zënë Singapori. Ndërkohë, në krye të renditjes vazhdon të jetë Argjentina, derisa në “Top 10” janë edhe Brazili, Gjermania, Kili, Belgjika, Kolumbia, Franca, Portugalia, Uruguai, Spanja, Zvicra.