15 mars, 2018 – FIFA e ka publikuar sot ranglistën e re të Kombëtareve. Kosova ka përparuar për një pozitë në renditjen më të re dhe tashmë ndodhet e 176-ta, me 97 pikë. Ndërkohë, dy kundërshtarët e ndeshjeve miqësore të muajit mars, Burkina Faso dhe Madagaskar, janë të pozicionuara në pozitat 56, përkatësisht 109. Në Top 10 të renditjes së FIFA-s janë Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Spanja, Zvicra, Franca dhe Kili.