12 prill, 2018 – Kombëtarja e Kosovës ka bërë përparimin më të madh në renditjen e FIFA-s që nga anëtarësimi në shtëpinë botërore të futbollit. Dy fitoret e realizuara në miqësoret e muajit mars kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos, kanë ndikuar që Kosova ta përmirësojë pozitën e saj për 24 vende në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Tani Kosova renditet në pozitën e 152 me 164 pikë të grumbulluara.