10 shkurt, 2022 – Kombëtarja e Kosovës e ka përmirësuar pozitën e saj në renditjen më të re të FIFA-s. Tani Dardanët renditen në pozitën e 109, me 1.163 pikë, duke u ngjitur dy vende në krahasim me renditjen e fundit. Kjo mbetet pozita më e mirë e Kosovës pas anëtarësimit në FIFA në vitin 2016. Ndërkaq, renditjen vazhdon ta kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Brazili, Franca, Argjentina, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Danimarka e Holanda.