4 prill, 2019 – FIFA e ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare të muajit prill. Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për tri pozita, pas dy barazimeve në shtëpi në muajin e kaluar, në miqësoren me Danimarkën 2:2 dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Bullgarisë, 1:1. Dardanët tani kanë 1124 pikë. Ndërkaq, sa i përket “Top 10” të FIFA-s nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca e Brazili, derisa pasojnë Anglia, Kroacia, Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.