Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë. Kosova e Prishtinës ka arritur ta ruajë statusin në këtë rang të garave, pasi e ka mposhtur skuadrën nënkampione të Grupit B të Ligës së Dytë, Kamenicën, me rezultat 2:0. Ndërkohë, Deçani nuk ka arritur ta ruajë këtë status, pasi është mposhtur pas penalltive në ndeshjen kundër nënkampiones së Grupit A të Ligës së Dytë, Beharit. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve është mbyllur baras 1:1, derisa në gjuajtjen e penalltive fitoi Behari, 5:3. Të dyja këto ndeshje u zhvilluan në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.