3 shtator, 2017 – Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje kundër Kroacisë, në ndeshjen e cila u zhvillua në dy ditë në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, me rezultat të ngushtë, 0:1, në kuadër të kualifikimeve për  Botërorin 2018. Kjo ndeshje ishte ndërprerë mbrëmë tek minuta e 22-të për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe sot vazhdoi sot nga kjo minutë. Kosova luajti shumë mirë në aspektin mbrojtës dhe ishte shumë kompakte deri në minutën e 74-t, kur kroatët shënuan golin e fitores nga ndërprerja, duke shfrytëzuar një renditje jo të mirë në mbrojtje. Ishte Luka Modriq që dërgoi një harkim nga krahu i majtë në zonë, ku Domagoj Vida shfrytëzoi hapësirën e krijuar në afërsi të portës dhe e devijoi topin me kokë në portën e Samir Ujkanit. Pas pësimit të golit futbollistët tanë u përpoqën të bëjnë diçka më tepër në sulm, por nuk ia arritën qëllimit për të gjetur rrugën e golit. Kosova ndeshjen e ardhshme e luan kundër Finlandës, të martën, në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër.
Kroacia 1
Kosova 0
Stadiumi “Maksimir” Zagreb
Shikues: 7.000
Gjyqtarë:
Kartonë të verdhë: Pivarić – Muriqi, Vojvoda.
Shënues: Domagoj Vida 74’
Kroacia: Danijel Subašić, Šime Vrsaljko, Ivan Perišić, Dejan Lovren, Ivan Rakitić (Milan Badelj), Mateo Kovačić (Andrej Kramarić), Luka Modrić, Marcelo Brozović (Nikola Kalinić), Mario Mandžukić, Domagoj Vida, Josip Pivarić.
Kosova: Samir Ujkani, , Bajram Jashanica, Mergim Vojvoda,  Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Milot Rashica, Arber Zeneli (Atdhe Nuhiu), Amir Rrahmani, Valon Berisha,  Benjamin Kololli (Leart Paqarada),  Vedat Muriqi (Erton Fejzullahu).
Deklaruan pas ndeshjes:
Enis Alushi: Në atë situatë nuk kemi qenë shumë të fokusuar dhe kroatët na ndëshkuan. Si kolektiv kjo ka qenë ndeshja më e mirë. Mendoj se e kemi përmirësuar lojën dhe mendoj se duhet ta kemi kokën lartë dhe të shkojmë për rezultat pozitiv kundër Finlandës.
 
 
 
Samir Ujkani: Kemi qenë shumë kompakt, por vetëm te goli jemi kanë të shpërqendruar. Kemi luajtur me një top ekip. Jemi në rrugën e duhur, por na duhen edhe disa përmirësime, por në këtë ndeshje kemi treguar se nuk kemi vetëm talente, por jemi edhe ekip që luajmë futboll kolektiv. Kundër Finlandës është si një finale dhe shpresojmë ta shijojmë fitoren e parë.