Alanya, 1 mars   2017 – Në ndeshjen e parë kundër Polonisë, Përfaqësuesja e Kosovës, në kuadër të Alanya Cup, me gjithë angazhimin e madh, vullnetin e dëshirën për fitore, pësoi me rezultat 5:0. Futbollistet e Kosovës me gjithë humbjen treguan lojë me imagjinatë, por mospërvoja dhe mungesa e përgatitjes fizike e bëri të veten. Polaket qysh në minutën e 6-të arritën të shënojnë golin e parë përmes Winzcos. Në vazhdim ishin përpjekjet e Përfaqësueses së Kosovës të barazojnë rezultatin, por nuk ia arritën. Nga ana tjetër futbollistet e Polonisë dyfishojnë epërsinë në minutën e 26-të me golin e Sikores. Me këtë rezultat shkohet në pushim, ndërkaq fillimi i pjesës së dytë u takoi vashave të Kosovës, të cilat assesi të vinin deri të goli. Polaket me përbërjen plotësisht të re arritën të shënojnë  përmes Znyrowskes në minutën e 62-të për rezultatin 3:0. Ndërkaq dy minuta më vonë shënoi edhe Gawronska, e cila shënoi edhe në minutën e dytë të shtesës nga penalltia. Në minutën e 83-të u lëndua Liridonë Syla dhe ishte një zëvendësim i detyrueshëm. Kështu me këtë rezultat u përmbyllë edhe ndeshja. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 3 mars kundër Rumanisë në orën 16.00 sipas kohës lokale.
 
Deklaruan pas ndeshjes
Afërditë Fazlija përzgjedhëse
Realisht rezultati prej 5:0 nuk është real, megjithatë ajo çka është pikë e jona e dobët  është përgatitja fizike kështu që në këso situate me kësi kundërshtar, nuk mund të balancohen gjërat. Unë mendoj se me futbollistet e Ligës së Kosovës na mbetet të punojmë shumë sidomos në përgatitjen fizike. Nga kjo ndeshje ne do të bëjmë analizën dhe të nxjerrim gabimet dhe t’i përmirësojmë aq sa mundemi në ndeshjet tjera.
 
Feride Kastarti, futbolliste
Duke marrë parasysh se Polonia ishte dukshëm më e përgatitur fizikisht, ne si ekipi i ri jemi përpjekur ta përballojmë aq sa kemi mundur. Përgatitja e jonë fizike nuk ka qenë në nivelin e duhur. Mirëpo, ne në vazhdim na mbetet të punojë edhe më shumë.
 
Fitore  Govori, futbolliste
Përballë patëm një kundërshtar të fortë sidomos në forcën fizike që posedonin, gjë që neve na mungonte: Luajtëm me shpirt dhe ne patëm rastet tona. U pa edhe mungesa e përvojës, por ne jemi në fillim të ndërtimit të ekipit tonë e që besoj se ne të ardhmen do të punojmë shumë në të gjitha  aspektet për të pasur një Përfaqësuese të mirë.
 
Kosova – Polonia 0:5  (0:2)
Fusha e futbolli Goldcity
Shikues: disa dhjetra
Gjyqtare: Meliz Ozaigden, Bwelgin Kumru, Deyet Gok e Neshhan Muratdag.
Shënuese: Winzco (7), Sikora (26), Znyrowska(62), Gawronska(64 e 90+2 pen.)  për Pol.
 
Kosova: Kolgeci, Govori, Kastrati, Durguti, Kaçiu(Syla- Haxha ),Q. Bajra(Morina), Q. Krasniqi, Zeka(Shala), Limani, Kastrati, Kryeziu(Behluli) e Rama(Rexha)
 
Polonia: Kiedrzznek, Sikura, Siwinska, Gushciora, Kamzyk, Salata, Daleszczyk, Zdunek, Winzco, Payor, Tarczynska. Në pjesëmm e dytë: Szymaniska, Grad, Odrmicka, Hazdduk, Wainkowska, Balerzak, Gawronska, Znyrowska, Matuscheski e Chayvowski.