14 prill, 2023 – Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “April Cup” që po mbahet në Poreç të Kroacisë. Dardanët e futsallit janë mundur nga Sllovenia, me rezultat të thellë 6:1. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Turqia e mundi Malin e Zi, 6:5 pas penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2. Kësisoj, të shtunën në orën 16:00, Kosova do të luajë përballë Malit të Zi, në ndeshjen për vendin e tretë.