030616kosovaekipiShtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve. Kosova, e cila u përfshi në këtë renditje për herë të parë në muajin e kaluar, ka ruajtur pozitën e 190-të, me 66 pikë. Fakti që shumica e përfaqësueseve nuk kanë zhvilluar ndeshje në këtë periudhë ka bërë që renditja e FIFA-s të mos pësojë ndryshime të mëdha, ku edhe më tutje kryeson Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia.
 
Kliko për renditjen e plotë e FIFA-s