8 shkurt, 2024 – Sot në Paris është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku i pranishëm ishte edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi. Kombëtarja e Kosovës edhe në këtë edicion do të bëjë gara në Ligën C, derisa pas tërheqjes së shortit Dardanët janë përfshirë në Grupin 2. Fati deshi që Kosova të ketë kundërshtarë me të cilët është përballur edhe më herët, si Rumania dhe Qipro, derisa kundërshtari i tretë do të jetë fituesi i ndeshjes së ‘play-out’-it, Lituania ose Gjibraltari. Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Liga C – Grupi 2
Rumania
Kosova
Qipro
Lituania ose Gjibraltari