Çast-13Përfaqësuesja e Kosovës ka realizuar fitoren e parë në ndeshjet ndërkombëtare pas lejimit të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, të dielën, në kryeqytet në praninë e rreth 11 shikuesve e kanë mposhtur Omanin, me rezultat 1:0.
Kësisoj futbollistët kosovarë iu gëzuan fitores në ndeshjen e katërt ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, pasi më parë kishin barazuar me Haitin (0:0) dhe kishin pësuar humbje me Turqinë (1:6) dhe Senegalin (1:3).
Golin e fitores historike për Kosovën e realizoi Imran Bunjaku, në minutën e 82-të nga penalltia, pasi paraprakisht topin e goditur nga Kushtrim Lushtaku në brendësi të zonës e preku me dorë një lojtar i Omanit.
Dëshira për ta vulosur fitoren e parë historike tek futbollistët ishte e madhe dhe kjo u vërejt edhe tek rasti i goditjes së penalltisë, ku thuajse secili prej lojtarëve shprehu gatishmërinë për ta goditur topin nga pika e bardhë, por në fund përgjegjësinë e mori dhe e kreu me sukses Bunjaku.
Sa i përket lojës ajo kryesisht ka qenë e niveluar, ku të dyja palët patën disa gjysmëraste. Ndërkaq, në pjesën e dytë ishin mysafirët që ishin më të rrezikshëm, por Ujkani nuk pati shumë punë.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Omanit, por jo edhe më lojën që ka shfaqur ekipi i tij.
“E di që është një fitore që të gjithë e kemi dashur, edhe pse po mundohemi të themi se më shumë rëndësi ka procesi që po punojmë. T’i them dikujt se me i kënaqur jam me lojën kundër Turqisë se sa me këtë lojë do të çuditet, por natyrisht se fitorja është e mirëseardhur. Në pjesën e parë ishim më të mirë se Omani për një nuancë, kurse pjesa e dytë i takoi Omanit, por ne arritëm të gjejmë golin”, ka thënë Bunjaki.
“Rruga e përfaqësueses ka nisur në mars të këtij viti dhe siç e kam thënë edhe më herët vetëm pas katër apo pesë ndeshjeve do të mund ta dimë se ku jemi. Nuk mendoj se aktualisht ne jemi më të mirë se Omani edhe pse fituam. Realisht mendoj se mund të pretendojmë se aktualisht jemi në pozitat 70, 80 apo edhe 90 të FIFA-s. Sidoqoftë, ne mund të humbim edhe nga një skuadër që ndoshta është në pozitën e 120, por edhe të fitojmë ndaj ndonjë skuadre që është në pozitën e 50-të”, ka shtuar Bunjaki.
Ndërkaq, trajneri i Omanit, Paul Le Guen mendon se penalltia ishte një dhuratë për Kosovën. Sipas tij, penalltia nuk ka ekzistuar. “Mendoj që penalltia ishte një dhuratë e mirë për skuadrën e Kosovës. Kjo është jeta, duhet ta pranojmë. Por, mendoj që ishte një dhuratë e mirë. Jo, nuk mendoj që ishte penallti. Nuk është gjeja më e rëndësishme për mua, por është vendimi i gjyqtarit dhe duhet ta pranoj. Edhe një herë, urime Kosovës dhe ju uroj gjithë të mira në të ardhmen!”, theksoi Le Guen.
I lumtur me fitoren e Kosovës është shprehur edhe kapiteni Anel Rashkaj. Ai e quan këtë fitore historike. “Fitore historike. Fitorja e parë na ka gëzuar shumë, edhe neve edhe publikun. Loja nuk ishte në nivelin aq të lartë nga ana jonë. Pjesa e parë ishte me e mirë, por ishte me rëndësi të fitojmë sot. Ekipi ndonjëherë luan dobët dhe fiton, ka shumë ekipe që luajnë dobët dhe fitojnë. Jemi shumë të kënaqur me fitoren”, ka thënë Rashkaj.

Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Omani
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Çast-15
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Çast-14
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Çast-13
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Çast-12
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Çast-11
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Foto: FFK-KOSOVA.COM
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

kosovaomani1
Photo: Supersport Kosova