kosova-u16Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në stadiumin e qytetit  në Citta Di L’ Aquilla ka zhvillluar ndeshjen e parë kundër Përfaqësueses së Italisë  në kuadër të turneut ndërkombëtar “Coppa della Pace” . Ndeshja nisi me një mbizotërim të futbollistëve të Kosovës që rezultoi edhe me gol që u shënua në pjesën e parë, përkatësisht qysh në minutën e 7-të të takimit Bleart Tolaj e kaloi Kosovën në epërsi. Në vazhdim italianët konsiliduan radhët e tyre dhe arritën të barazojnë rezultatin në 1:1 dhe me këtë rezultat u përmbyllë ndeshja e parë. Sipas fjalëve të shtabit teknik të përfaqësueses së Kosovës, futbollistët e rinj treguan një lojë cilësore, angazhim maksimal dhe frymë sportive. Kosova nesër ka ditë pushimi, ndërsa të enjtën pritet të takohen ose me përfaqësuesen e Bullgarisë e cila nesër takohet me Italinë ose me përfaqësuesen e qytetit Citta D L’ Aquilla.
Kosova: Laurit Behluli, Çlirim Zeneli, Albin Kapra, Adrian Ukiqi, Leonat Vitija, Egzon Statovci, Bernard Kastrati, Jon Hamza, Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora, Albiont Kozmaqi, Endrit Demolli, Malsor Ajeti, Bleon Sekiraqa, Ardi Arifi, Riza Zhdrella, Bleon Tupella, Euron Leci, Bleart Tolaj.
kosovau16