Kosova U-16Sot më 23 gusht në orën 14.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-16 udhëtoi për në Citta Di L’ Aquilla të Italisë ku do të marrë pjesë në Turneun ndërkombëtar “Coppa  della Pace” që mabhet nga 25 e 26 gushti e ku do të marrin pjesë Përfaqësuesja e Italisë, Bullgarisë dhe e qytetit mikpritës. Turneu ashtu si dhe emri që mban Kupa e paqës ka për qëllim promovimin e paqës, mirëkuptimit dhe bashkimit mes popujve. Përfaqsuesja e Kosovës më 25 gusht në stadiumin “Tommaso Fattori “ në orën 16.30 do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë. Ekipit përfaqësues U-16 do t’i prijnë përzgjedhësit Besnik Kollari e Isa Sadriu bashkë me trajnerët Fadil Berisha dhe Bahri Berisha, ndërsa udhëhqës i rrugës drejtori i ekipeve përfaqësuese dhe përgjegjës për marrëdhënie me jashtë Artan Govori.
Emërorja e futbollistëve: Laurit Behluli, Çlirim Zeneli, Albin Kapra, Adrian Ukiqi, Leonat Vitija, Egzon Statovci, Bernard Kastrati, Jon Hamza, Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora, Albiont Kozmaqi, Endrit Demolli, Malsor Ajeti, Bleon Sekiraqa, Ardi Arifi, Riza Zhdrella, Bleon Tupella, Euron Leci, Bleart Tolaj.