11 nëntor, 2016 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U-19 në konkurrencën e femrave. Kosova është përfshirë në Grupin 1, së bashku me kampionen e gjashtëfishtë në këtë grupmoshë, Gjermaninë, derisa pjesë e grupit janë edhe Islanda dhe Mali i Zi. Në short ka qenë e pranishme edhe përzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija, me bashkëpunëtore.