Sot më 22 janar në orën 11.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të “Antalya Cup 2016”, kundër Përfaqësueses së Bahreinit, një rivali për respekt. Ndeshja ishte mjaft e mirë, e fortë dhe cilësore, ku futbollistët e Përfaqësuese së Kosovës, treguan dhe dëshmuan më shumë se sa rivali dhe krijuan disa rasti shënimi, madje njëherë goditën edhe shtyllën, por fati u mungoi. Po ashtu edhe Përfaqësuesja e Bahreinit tregoi lojë të fortë duke rrezikuar në disa raste portën e Visar Bekajt. Shtabi teknik i përfaqësueses është ndarë i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve të tyre. Përfaqëusesja sot pasdite do të mbajën një seancë regjenerimi, ku ata që nuk kanë luajtur do të kenë një stërvitje të rregullt, sikur që edhe nesër do të kenë stërvitjen e radhës, ndërsa të dielën Përfaqësuesja e Kosovës do të ballafaqohet me Përfaqësuesen e Arabisë Saudite.
Bahreini-Kosova 0:0
Gjyqtarë: Kiran, Demis dhe Iseng.
Bahreini: Habir, Jamal, Mubarak, Sameel, Shawqi, Marhow, Alnaar, Hardam, Khalid, Redha dhe Sayedisa. Jaafq ar, Ebrahim dhe Ahemed.
Kosova: Beka, Zabergja, Pacolli, Dino, Dabiçaj, Namani, Kelmendi, Boshnjaku, Lushtaku, Alaj, dhe Ismajli: Luajtën edhe Hajdini, Hasani, Rama. Hoti, Muja, Sejdiu e Nebihi.