11 shtator, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U-17 ka barazuar 1:1, në miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë të kësaj grupmoshe, derisa në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore. Kosova kaloi e para në epërsi në përballjen e zhvilluar në ‘Loro Boriqi’, me golin e shënuar nga Asllani, në minutën e 55-të, por shifrat për kuqezinjtë i barazoi Cahani, në minutën e 79-të. Për të dyja kombëtaret ky ishte testi i fundit para kualifikueseve të Evropianit që do të zhvillohen në muajin tetor.