21 qershor, 2022 – Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pësuar humbje në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë së kësaj grupmoshe. Ndeshja e zhvilluar, të martën, në “Kukës Arena” është mbyllur me rezultat 1:0 në të mirë të kuqezinjve. Nga afër këtë ndeshje e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi. Golin e fitores për Shqipërin e realizoi Adi Kurti, në minutën e 25-të, pasi paraprakisht Dejvi Metaj fitoi një penallti, pasi u ndalë brenda zonës nga mbrojtësit tanë. Pas këtij goli djelmoshat e përzgjedhësit Arsim Abazi u përpoqën që të gjejnë hapësira në mbrojtjen rivale për të barazuar shifrat, por me gjithë dëshirën e madhe nuk ia arritën qëllimit. Miqësorja e dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet pas dy ditësh sërish në Kukës. Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Abazi për ta parë formën e lojtarëve dhe për të pëzgjedhur më të mirët për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 që do të zhvillohen në vjeshtë, e ku Kosova bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.