8 dhjetor, 2021 – Edhe Kombëtarja U19 i ka mësuar sot rivalët për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”. Dardanët U19 do të bëjnë pjesë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron. Ndeshjet e këtij grupi pas konsultimeve ndërmjet federatave u vendos qëtë zhvillohen në Suedi, më 17/20/23 nëntor 2022. Në bazë të rregullores së UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë nga 13 grupet e kësaj faze eliminatore.