26 maj, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U19, ka pësuar humbje edhe në miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë U19. Pas humbjes në Elbasan, dy ditë më parë, djelmoshat e Ramiz Krasniqit sërish janë mundur me rezultat identik nga të përzgjedhurit e Erjon Bogdanit, 1:2, kësaj radhe në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.  Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 39-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Pasha ka qenë protagonist në këto dy miqësore pasi ka shënuar në të dyja ndeshjet. Në pjesën e dytë Kosova barazoi me golin e Limanit në minutën e 65-të, por fitoren Shqipërisë ia siguroi Nezha, me golin e shënuar në minutën e 80-të.