Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka udhëtuar në Edinburgh të Skocisë, ku gjatë ditëve të ardhshme do t’i zhvillojë tri ndeshje në kuadër të Grupit 4 të Ligës B, në kualifikimet për Evropianin 2023. Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit ndeshjen e parë e luajnë të martën, në orën 14:00 kundër Estonisë. Më pas Dardanet e reja ballafaqohen me Kazakistanin, më 8 prill në orën 20:00 dhe në fund përballen me nikoqiren e këtij turneu kualifikues, Skocinë, më 11 prill në orën 16:00. Gjashtë skuadrat fituese të grupeve dhe skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë në duelet ndaj skuadrave të para dhe të treta do të promovohen në Ligën A.