Sot më 26 janar në orën 17.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “Antalya Cup 2016”, kundër Përfaqësueses së Arabisë Saudite, e cila u mbyll pa fitues 0:0. Sërish futbollistët e rinj të Kosovës, nuk patën fat karshi lojës së treguar. Gjatë gjithë ndeshjes kanë mbizotëruar me lojë dhe cilësi duke krijuar një mori rastesh që nga minuta e katërt e deri në minutën e 89-të kur u godit tërthorësja e portës së Arabisë Saudite. Duhet theksuar se treshja e gjyqtarëve nuk ishte aspak në nivel të detyrës jo nga animi sa nga mosdija e tyre që në shumë raste dëmtuan Përfaqësuesen e Kosovës sidomos me pozitat jashtë lojës të paqena, por fundja verdikti i tyre duhet respketuar. Kështu që Përfaqësuesja e Kosovës edhe njëherë barazoi në “Antalya Cup”. Shtabi teknik dhe të tjerët ishin të kënaqur me lojën e treguar, por mungoi rezultati. Më herët Përfaqësuesja U21 kishte barazuar me Bahreinin (0:0) dhe ka pësuar humbje nga Ukraina (0:2).
Arabia Saudite-Kosova 0:0
Gjyqtarë: Ozer, Kalaj dhe Jusuf.
Kartonë të verdhë: Alkhatani i A. Saudite dhe Ismajli, Zabergja, Namani dhe Alaj të Kos.
Arabia Saudite: M’aldosari, Al Naji, Al Yami, Al Otaibi, Al Bawarsari, Al Hindi, Al Muwalad, Al Najjar, Al Dawasari, Al Ayami(Zaher), Al Zubaidi.
Kosova: Beka(Hajdini), Zabergja, Pacolli(A.Muja) Dino(Rama), Dabiçaj, Namani, Kelmendi(Shala), Boshnjaku(Sejdiu), Lushtaku(Hasani), Nebihi dhe Hoti (Alaj)