29 mars, 2022 – Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë kundër Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ndeshja e zhvilluar në Celje në kuadër të Grupit G, është mbyllur pa gola. Njëjtë kishte përfunduar edhe ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas këtij barazimi Kosova mbetet në pozitën e parafundit me tetë pikë në shtatë ndeshje të zhvilluara, derisa Sllovenia është e treta me 10 pikë. Kosova U21 do t’i luajë edhe tri ndeshje në këtë cikël kualifikues.