Qasti-1Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore me Përzgjedhjen U-18 të Landit Sachsen të Gjermanisë, që u zhvillua të enjten në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren. Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit e dominuan ndeshjen dhe me plot meritë iu gëzuan fitores. Golat për Kosovën i shënuan Ylber Ramadani në minutën e 32-të dhe Kastriot Mehmeti, në minutën e 83-të, derisa golin e barazimit të përkohshëm e shënoi Maximilian Rozen.