kosova-u21ekipi1Sot më 24 janar  në orën 17.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të “Antalya Cup 2016”, kundër Përfaqësueses së Ukrainës. Ishte një ndeshje për mbajmendje sa i përket angazhimit, cilësisë dhe lojës që treguan futbollistët e Kosovës. Futbollistët e Ukrainës kishin vetëm 20 minuta të pjesëlojës së parë kur edhe shënuan golin  e parë në minutën e 19-të përmes Khoblenkos. Ndërsa në vazhdim dhe në pjesën e dytë futbollistët e Kosovës kanë mbizotëruar plotësisht dhe krijuan shumë raste shënimi, madje 4 ishin të qind për qindta, por siç duket edhe kësaj radhe fati nuk ishte në anën e tyre. Futbollistët e rinj të Kosovës, treguan shumë forcë, cilësi dhe imagjinatë me shumë aksione të bukura e të rrjedhshme, por që u mungoi kurorëzimi. Edhe minuta e 89-të e ndeshjes ishte fatkeqe për përfaqësuesen e Kosovës, pasi që Albert Kajtazaj, në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi në portën e vet të Visar Bekajt. Përzgjedhësit  Rafet Prekazi e Erdogan Celina, kanë përgëzuar futbollistët e tyre për një lojë me plotë angazhim e mbi të gjitha cilësore, të cilët për 90 minuta nuk u ndalën asnjëherë. Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon të mërkurën kundër Arabisë Saudite.
 
Ukraina-Kosova  2:0 (1:0)
Gjyqtarë: Kaya, Yllmaz,  Olgun dhe Eskioruk.
Shënues: Khoblenko Olesksiy(19’) dhe Albert Kajtazaj(89’ ag) për Ukraininë,
K.V. Khoblenko e Miroshnichenko të  UK dhe Hoti i Kos.
 
Ukraina: Polehenko, Kachabra, Yevhen, Danchenko,  Khoblenko, Kapliienko, Favorov, Radchenko(Strasgkekevych), Miroshnichenko, Sahatkyn e Berzuk.
 
Kosova: Beka, Zabergja(Kajtazaj), Pacolli, Dino, Dabiçaj, Namani, Kelmendi(Muja), Boshnjaku(Memaj), Lushtaku(Shala), Alaj(, dhe Ismajli: Luajtën edhe Hajdini, Hasani, Rama. Hoti, Muja, Sejdiu e Nebihi.
kosovau21-ukraina2
kosovau21-ukraina1
kosovau21-ukraina