kosova-iraniSipas programit të “Antalya Cup 2016”, Përfaqësuesja e Kosovës është dashur të takohet me Përfaqësuesen e Azerbejaxhanit U21, mirëpo meqenëse Azerbejxhani ishte larguar nga Antalya Cup qysh më 28 janar, organizatori u përkujdes që të gjejë një rival për të shfrytëzuar sa më mirë e më shumë qëndrimin e Kosovës këtu në Antalya. Kështu, që sot më 30 janar  në orën 15.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi ndeshjen e 5-të, por tash një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Iranit U-19. Ishte një ndeshje e vështirë për Përafqësuesen e Kosovës, në radhët e së cilës u ndje rraskapitja dhe futbollistët kishin humbur shumë përqëndrimin dhe nuk arrrinin të ndërtojnë aksione, të paktën jo të rjedhshme dhe frytëdhënëse. Iranasit e rinj, kishin më shumë nga loja, u treguan shumë cilësorë dhe ngadhënjyen me rezultat 2:0. Në minutën e 19-të Irani kaloi  në epërsi pasi Lorik Ismajli nuk arriti të largojë topin. Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 69-të, pas një aksioni të bukur Mehran i Iranit arriti t’i ikë kurthit të pozitës jashtë loje dhe shënoi për 2:0.  Sido që të jetë këto ndeshje i shërbyen Përfaqësueses së Kosovës, për konsolidimin e mëtejmë të radhëve të veta. Sot ndeshjen e Përfaqësueses e ndjeku edhe sekretari i i përhershëm i MKRS z. Veton Firzi  i cili kishte ardhur enkas nga Prishtina.
Po ashtu, FFK-ja edhe një herë falënderon z. Kenan Kurtesh, menagjerin e FIFA-së për organizimin e ndeshjeve, i cili u angazhua dhe mundësoi që Përfaqësuesja e Kosovës  U-21 të merrë pjesë në këtë kupë.
Irani U19  – Kosova U21    2:0  (1:0)
Gjyqtarë: Bulut, Buraali dhe Demir.
Shënues: Ismajli (19 ag.’) e Mehran (69’) për Iranin.
Irani U-19: Mirza azad(Amin Bahrami), Taheri, Shaja, Aghasei, Mehran, Salehi, Sadgehi(Ali Safiya), Mehdi Khan, Makhtari, Fazabadi e Vajanbifar .
Kosova: Hajdini, Ismajli, Zabergha(Dabiçaj), Namani, Kelmendi(Muja)(Gashi), Rama(Kajtazaj), Nebihu, Hasani(Dino), Sejdiu(Shala), Lushtaku(Memaj) dhe Hoti(Aliaj).
kosova-ekipu21-4 kaankosova maloku-kaan kosova-iranirefers