27 mars, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në miqësoren e dytë të këtij muaji kundër Kombëtares së Turqisë U21, që u zhvillua në Alanya, me rezultat 4:2. Të dy golat për Dardanët i shënoi Lindon Emërllahu (35’ e 54’-p), derisa për turqët realizuan Bertuğ Özgür Yıldırım (3’, 8’), Kenan Yıldız (42’) dhe Ravil Tagir (69’). Në miqësoren e parë të zhvilluar në Antalia, Dardanët U21 barazuan pa gola ndaj Moldavisë. Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Afrim Tovërlani për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin evropian që nisin në qershor.
Turqia U21 – Kosova U21 4:2
Stadiumi: Kırbiyik Holding Stadium, Alanya
Gjyqtarë: Ömer Faruk Turtay, Kadir Smart, Serhat Sağır, Kemal Ögen
Turqia: Doğan Alemdar, Ali Barak, Ravil Tagir, Cem Türkmen, Emirhan İlkhan, Kenan Yıldız, Emin Bayram, Göktan Gürpüz, Bertuğ Özgür Yıldırım, Uğur Kaan Yıldız, Serdar Saat.
Kosova: David Nreca, Elvis Letaj, Valon Zumberi, Besfort Zeneli, Lindon Emerllahu, Milot Avdyli, Dion Krasniqi, Lulzim Peci, Vleron Statovci, Art Smakaj, Florian Haxha.