12 tetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Republika e Çekisë edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023. Pas humbjes në “Fadil Vokrri” pak ditë më parë me rezultat 0:1, Dardanët e rinj janë mundur në Budejovice, me rezultat 3:0. Vaclav Sejk (10’), Adam Gabriel (38’) dhe Daniel Fila (57’) shënuan golat e fitores së çekëve. Për Kosovën U21, kjo është humbja e tretë në katër ndeshje të zhvilluara në kuadër të këtyre eliminatoreve, teksa ka realizuar një fitore. Ndeshjen e radhës Dardanët U21 e zhvillojnë kundër Shqipërisë në muajin nëntor.